E rëndë/ Mjeti del nga rruga, ndërrojnë jetë dy persona

E rëndë/ Mjeti del nga rruga, ndërrojnë…

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Levan-Qarr në Fier, ku si pasojë e daljes nga rruga të një mjeti, 2 persona kanë humbur jetën.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se trupat e viktimave ndodhen ende brenda në mjet, dhe pritet të nxirren pas ndërhyrjes së zjarrfikëses, pasi mjeti i tyre është shkatërruar.

Personat që kanë humbur jetën nuk janë identifikuar ende, ndërsa ajo që dihet derimë tani është fakti se viktimat janë një mashkull dhe një femër, ndërsa nuk dihet ende nëse kanë lidhje familjare mes tyre.

Njoftimi i Policisë: Sot rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, automjeti tip “Toyota” ka rënë në kanalin me ujë anës rrugës. Si pasojë kanë ndërruar jetë dy shtetas (një mashkull dhe një femër) ende të paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë, shërbimet zjarrfikëse dhe urgjenca mjekësore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerjen e automjetit nga uji. Po kontrollohet vendi i ngjarjes nëse ka pasur persona të tjerë në automjet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit