E rëndë/ Ndërron jetë nga koronavirusi mësuesi 39-vjeçar nga Shkodra

E rëndë/ Ndërron jetë nga koronavirusi mësuesi…

Lajm tragjik nga spitali “Shefqet Ndroqi”, i kthyer në Covid-2, ku mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një mësues 39-vjeçar nga Shkodra.

Gazjon Rusi ka qenë i shtruar prej 10 ditësh në spital, por nuk ka mundur të fitojë betejën me virusin e rëndë. Ai ishte baba i tre vajzave të vogla dhe punonte si mësues Matematike.

Familja e tij kishte kërkuar ndihmë nga qytetarët, për të bërë të mundur transportimin e tij për kurim drej Turqisë, pasi sipas tyre në Shqipëri nuk mundësohej dot trajtimi për të cilin 39-vjeçari kishte nevojë.

Numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë arrin kështu në 139. Shkodra është e dyta pas Tiranës për nga numri i viktimave.

Në kryeqendrën e veriut kanë ndërruar jetë 22 persona që nga nisja e epidemisë. Ndërsa në Tiranë kanë humbur jetën nga virusi vdekjeprurës 72 pacientë./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit