E rëndë në Berat, humb jetën bariu

E rëndë në Berat, humb jetën bariu

Një bari ka humbur jetën në Berat pasi është zënë poshtë nga një masiv gurësh.

50-vjeçari, duke kullotur bagëtitë n në fshatin Rabjak, në afërsi të një firme të nxjerrjes së gurit dekorativ, për momentin jo funksionale, është aksidentuar nga një masiv i madh gurësh.

Masivi i gurëve që ka zënë poshtë Vladimir Cenon, dyshohet se ka lëvizur pas përpjekjeve të tij për të krijuar një strehë poshtë gurëve për shkak të temperaturave të larta.

Pas goditjes, 50-vjeçari së bashku me masivin e gurëve ka përfunduar në përrua. Zhurma e madhe e masivit shkëmbor në zonë, ka nxjerrë jashtë shtëpive banorët e fshatit, për të parë se çfarë kishte ndodhur.

Kanë qenë banorët e fshatit Rabjak ata që kanë njoftuar policinë, ndërkohë që trupi i pajetë i Vladimir Cenos, që rezulton të jetë shurdh-memec dhe banor i fshatit Peshtan në rrethin e Skraparit është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit.

“Në fshatin Peshtan Poliçan, njoftohet se është gjetur nga familjaret e vet pa shenja jete shtetasi L.Ç., 55 vjeç me aftësi të kufizuara. Ky shtetas ka qenë duke ruajtur bagetitë në mal por qe prej dy ditësh nuk është kthyer në shtëpi. Vdekja mendohet se ka ardhur si pasojë e rënies nga një gurore e braktisur në fshatin Rabjak Skrapar. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes”, njoftoi policia.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit