VIDEO/ E rëndë në Berat! Makina humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën, plagosen rëndë…

VIDEO/ E rëndë në Berat! Makina humb…

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Berat.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen periferike të qytetit në lagjen “Uznovë”.

Bëhet me dije se përplasja ka qenë shumë e fortë ku të plagosurit janë nxjerrë me veshtirësi nga punonjesit e Repartit Zjarrfikës, qe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje bashkë me forcat e policisë.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet N.Xh, 30-vjeç dhe pasagjeri 27-vjeçar që udhëtonte në të njëjtin mjet, janë dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit në gjendje të rëndë dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

Burimet policore në vendngjarje konfirmojnë se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë jashtë normale të lejuara me të cilën po udhëtonin dy të rinjtë.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit