E rëndë në Brazil/ Vdes 15 vjeçarja, po kryente marrëdhënie intime kur pësoi atak kardiak

E rëndë në Brazil/ Vdes 15 vjeçarja,…

Brazil – Një 15-vjeçare nga Sao Paolo ka ndërruar jetë nga ataku kardiak teksa po kryente marrëdhënie intime me një 26-vjeçar në makinën e tij.

Gabrielly Dickson ndërroi jetë vetëm një natë pasi u shtrua në spital për të marrë ndihmë mjekësore. 26-vjeçari i tha policisë se ata po kryenin marrëdhënie intime në makinën e tij kur asaj i ra të fikët, raportojnë mediat e huaja.

Buzët e saj dhe trupi filluan të zbeheshin ndërsa duart po i ktheheshin mbrapsht, rrëfen i riu. Ai e dërgoi menjëherë në spital, ku mjekët u përpoqën t’i shpëtonin jetën, por ishte e pamundur.

I riu nuk akuzohet për asnjë krim pasi ndodhej me Dickson duke kryer marrëdhënie intime pasi këto veprime mund t’i kryejë çdo person mbi moshën 14 vjeç në Brazil.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit