Bulqizë, humb jetën minatori 49-vjeçar!

Bulqizë, humb jetën minatori 49-vjeçar!

Nëntoka e Bulqizës vijon të marrë jetë njerëzish. Një 49 vjeçar gjeti vdekjen këtë të mërkurë teksa punonte në një nga galeritë e Zonës D. Mësohet se Fiqiri Karaj ka qenë në frontin e punës kur është goditur nga një masiv gurësh.

Goditja ka qenë fatale për të duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, babait të katër fëmijëve.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor ndërsa pritet që nga Tirana të shkojnë specialistët e AKSEM (Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera), për të hedhur më shumë dritë mbi këtë ngjarje

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit