E rëndë në Bulqizë/ Plagoset minatori teksa punonte

E rëndë në Bulqizë/ Plagoset minatori teksa…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë. Bëhet me dije se një minator është plagosur teksa punonte.

Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.00, kur tetasi Sh.K., 50 vjeç, i cili gjatë punës në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës, është aksidentuar, duke u lënduar në këmbë. Ai është dërguar menjëherë në spital ku ka marrë ndihmën e parë. Ndërsa më pas është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. 

Aksidente të tilla janë të shpeshta në minierën e Bulqizës pasi minatorët atje punojnë jashtë çdo norme sigurie. Madje në shumë raste aksidente të tilla kanë përfunduar me vdekjen e minatorëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit