E rëndë në Dropull, vriten me sende të forta çifti i të moshuarve

E rëndë në Dropull, vriten me sende…

Kosta Ilia 84-vjeç dhe bashkëshortja e tij Kleoniqi Ilia 88-vjeçe banues në fshatin Bodrishtë të Bashkisë Dropull, janë gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm pa shenja jete në banesën e tyre.

Kanë qenë komshinjtë që kanë gjetur të moshuarit e pajetë rreth orës 08:00, me shenja dhune në trup. Shenjat e dhunës dyshohet të jenë shkaktuara me mjete të forta rrethanore. 88-vjeçarja u gjet e pajetë në brendësi të banesës, ndërsa bashkëshorti i saj në oborr.

Fillimisht ngjarja u raportua si një grabitje, por sipas informacioneve dyshohet se vrasja e të moshuarve të ketë ardhur për shkak të një krimi në familje. Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo të dritareve, si dhe orenditë e banesës nuk kanë qenë të çrregullta.

Policia dhe një grup hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e autorëve të vrasjes së dyfishtë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit