E rëndë në Durrës/ Furgoni përplaset me trenin, regjistrohen të plagosur

E rëndë në Durrës/ Furgoni përplaset me…

Në qytetin e Durrësit është regjistruar një aksident i rëndë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:10, në rrugën Asti Gogoli, Shkozet. Mësohet se mjeti tip “Benz” fugon me drejtues shtetasin I. M., 51 vjeç, është përplasur me trenin dhe për pasojë ka plagosur disa pasagjerë. Ndërkohë drejtuesi i mjetit, ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Me datë 11.11.2021, rreth orës 08:10, në rrugën Asti gogoli, Shkozet, mjeti tip “Benz” fugon me drejtues shtetasin I. M., 51 vjeç, është përplasur me trenin.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit