E rëndë në Durrës| Makina e policisë përplas 3-vjeçarin

E rëndë në Durrës| Makina e policisë…

Një aksident tejet i rëndë është regjistruar në qytetin bregdetar të  Durrësit. Mësohet se një makinë e policisë ka përplasur një fëmije 3-vjeçar. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin  e ‘bluzave të bardha’. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit.

Policia:

Më datë 25.11.2021, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi L. L., punonjës policie, duke drejtuar automjetin e tij privat, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit