E rëndë në Florida/ 19-vjeçari vret 3 persona, mes tyre një gazetar dhe një e mitur

E rëndë në Florida/ 19-vjeçari vret 3…

Një ngjarje horror ka ndodhur në Florida mbrëmjen e shkuar. Ku një 19-vjeçar ka goditur për vdekje tre persona, mes tyre një gazetar që po raportonte ngjarjen dhe një vajzë 9-vjeçare.

Gazetari i Spectrum News 13 po mbulonte vrasjen e një gruaje në zonë kur i dyshuari adoleshent u kthye. Nuk dihet ende nëse viktimat ishin shënjestra, ndërsa bëhet me diej se autori u kap pas disa minutash edhe pse vazhdonte të kundërshtonte me armë policinë.

Në një konferencë shtypi, sherifi i Orange County John Mina tha se gazetarët ishin “në ose pranë automjetit të tyre”, i cili nuk identifikohej si një automjet zyrtar i një stacioni televiziv.

Ai tha se gazetari ishte duke raportuar për të shtënat që ndodhën më herët gjatë ditës rreth orës 11:00 me kohën lokale, kur pa një vajzë rreth të 20-ave të qëlluar për vdekje brenda një makine. Pas kësaj i dyshuari u kthye në vendin e krimit dhe qëlloi gazetarin

Pasi sulmoi gazetarin, i armatosuri autori Keith Moses, 19 vjeç, hyri në një shtëpi aty pranë dhe qëlloi vajzën dhe nënën e saj. Nëna shkoi në spital në gjendje kritike, ndërsa vajza humbi jetën ne vend. Gazetarë të tjerë aty pranë ndihmuan në ofrimin e ndihmës së parë për viktimat, por fatkeqësisht ata nuk ia dolën.

Mësohet se autori ka një histori të gjatë kriminale, duke përfshirë akuzat për armë, bateri të fuqishme dhe sulm me një armë vdekjeprurëse, vjedhje dhe vjedhje të mëdha. Policia e cilësoi atë si një “të njohur” të gruas së qëlluar në mëngjes, por nuk kishte asnjë lidhje me gazetarët dhe asnjë lidhje me nënën dhe nëntëvjeçaren. Gjithsesi, policia po vazhdon me hetimet. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit