E rëndë në Fushë-Arrëz, goditet për shkak të detyrës drejtori i Ujësjellësit

E rëndë në Fushë-Arrëz, goditet për shkak…

Është goditur për shkak të detyrës që mban drejtori i ujësjellësit në Fushë-Arrëz Anduel Gjinaj.

Mësohet se ka qenë vetë Gjinaj ai që ka bërë denoncim në polici lidhur me dhunën e ushtruar ndaj tij, nga një person me inicialet M.Q, i cili nuk është shoqëruar ende për në komisariat.

“Jam goditur nga shtetasi M. Q., për shkak të detyrës. Shtetasit M. Q. i shkëputa një linjë uji të paligjshëm”, mësohet të ketë thënë Gjinaj, në denoncimin e tij, ndërkohë që janë duke vijuar hetimet për rastin.

Burimet saktësojnë se Gjinaj është goditur në hyrje të institucionit që drejton, ndërkohë që ngjarja është parë dhe nga kalimtarë të rastit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit