E rëndë në Gjakovë, humbin jetën tre persona

E rëndë në Gjakovë, humbin jetën tre…

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në fshatin Raçë të Gjakovës, ku 3 persona kanë humbur jetën.

Aksidenti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj. “Jemi në pritje, të raportit nga vendi i ngjarjes. Në momentin që e marrim raportin ju tregojmë”, ka thënë Gjurkaj.

Ndërkohë, sipas medias lokale ‘Syri-vizion” të aksidentuarit dyshohet se janë shtetase shqiptarë.Policia ndoshet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit fatal.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit