E rëndë në Gjermani/ Dy vajza të mitura vrasin me thikë shoqen e tyre

E rëndë në Gjermani/ Dy vajza të…

Dy vajza, 12 dhe 13 vjeç, kanë rrëfyer se kanë vrarë me thikë një mikeshë 12-vjeçare në një qytet të vogël në Gjermani. Luiza e vogël është zhdukur që kur u largua nga shtëpia e një shoqeje që e kishte vizituar të shtunën vonë pasdite në periferi të Freudenberg. Prindërit njoftuan policinë tre orë pasi vajza e tyre u zhduk.

Trupi i pajetë i Louise u gjet nga policia të dielën në një pyll disa kilometra larg shtëpisë së familjes. Prokurori i Koblenz-it Mario Manweiler tha se vdekja e saj ishte për shkak të gjakderdhjes së pakontrollueshme të shkaktuar nga plagë të shumta me thikë, por nuk u gjetën gjurmë të sulmit seksual. 

Dy vajzat që konsideroheshin të dyshuara kanë dhënë informacion për rastin dhe përfundimisht kanë pranuar krimin e tyre”, tha Florian Locker, shefi i policisë së Koblenz.

Po kërkohet motivi i vrasjes dhe arma e krimit

Dy vajzat (identiteti i të cilave nuk është bërë i ditur) dhe Louise njiheshin me njëra-tjetrën, tha prokurori Manweiler, pa dhënë detaje.

Motivi i vrasjes mbetet i paqartë. “Cili mund të ketë qenë motivi i një fëmije? Mund të duket krejtësisht e pakuptueshme për një të rritur,” tha prokurori i Koblenz.

12-vjeçarja dhe 13-vjeçarja që pranuan vrasjen e Louise nuk ishin me precedentë të mëparshëm penalë. Për shkak se nuk kanë mbushur moshën 14 vjeç, ato nuk mund të ndiqen penalisht dhe janë dorëzuar në shërbimin e mirëqenies për të miturit. Sipas policisë, arma e krimit ende nuk është gjetur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit