E rëndë në Gjirokastër/ I sëmuri mendor godet me gërshërë të ëmën dhe policin

E rëndë në Gjirokastër/ I sëmuri mendor…

Një efektiv policie dhe një grua janë plagosur me gërshërë në Gjirokastër. Mësohet se efektivi nga Gjirokastra, ka shkuar në një familje, në të cilën është raportuar se ka patur konflikte mes anëtareve. Efektivi është futur në banesë dhe është munduar të neutralizojë djalin e shtëpisë, që po kërcënonte anëtarët e familjes me gërshërë. Por teksa polici, mundohej ta neutralizonte, agresori i ka ngulur gërshërën në gjoks, duke e plagosur rëndë. Pas kësaj, polici është dërguar për në spital.

E plagosur nga i biri ka mbetur dhe e ëma e agresorit. Të dy raportohet se ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Personi që ka sulmuar me thikë efektivin e krimeve në Gjirokstër është identifikuar si K. Ahmetaj, 29 vjeç. Ai është shoqëruar në komisariat pas ngjarjes, ndërkohë që sipas policisë,  ka probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja

‘Në gjendje depresive, 29-vjeçari plagosi nënën me gërshërë, plagosi rëndë dhe një punonjës policie që ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e veprimeve agresive të mëtejshme të autorit ndaj nënës së tij. Rreth orës 20:05, në Sallën Operative ka ardhur njoftim se shtetasi K. A., 29 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, kishte plagosur me gërshërë nënën e tij dhe po e kërcënonte për ta vrarë. 

Menjëherë ka shkuar Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe agjentët e Policisë Kriminale, të cilët i kanë bërë thirrje 29-vjeçarit të dorëzohej, por ky i fundit ka tentuar të vriste nënën e vet dhe në atë moment agjenti i Policisë Kriminale E. L., 30 vjeç, ka ndërhyrë për të shmangur goditjen dhe për pasojë autori ka plagosur në gjoks punonjësin e Policisë, i cili është transportuar së bashku me nënën e 29-vjeçarit, shtetasen I. A., 59 vjeçe, në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjeksore. Momentalisht shtetasja I. A. dhe punonjësi i Policisë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Me ndërhyrjen e punonjësve të tjerë të Policisë është bërë neutralizmi i 29-vjeçarit, i cili ndodhet i shoqëruar në ambientet e Policisë’, njoftoi policia.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit