E rëndë në Gjirokastër, polici përplas për vdekje me makinë gruan që sapo zbriti nga autobusi

E rëndë në Gjirokastër, polici përplas për…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Gjirokastër–Kakavijë, pranë fshatit Grapsh, ku një 71-vjeçare ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Viktima, e identifikuar si Kostulla Harito, sapo kishte zbritur nga autobusi i linjës Gjirokastër–Janinë, kur u godit nga një makinë që drejtohej nga një oficer i Policisë së Shtetit, i cili po kthehej në banesë pas shërbimit.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, të cilët shoqëruan efektivin në komisariat. Policia Rrugore po kryen hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e aksidentit tragjik.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit