
Një 41-vjeçar shqiptar ka humbur jetën sot në Greqi. Sipas Enikos, 41-vjeçari, është shqiptar është gjetur i pajetë në një zonë rurale në Heralikon. Viktimën e ka gjetur një tjetër bashkëkombës, i cili ndodhej në Heralikon si punëtor sezonal.
Sapo kishte pasur viktimën në rrugë, ai kishte lajmëruar menjëherë autoritetet policore, të cilët shkuan në vendin e ngjarjes. Trupi i viktimës është dërguar në morgun e qytetit dhe po i bëhen ekzaminimet për të zbuluar shkakun e vdekjes.
Ndërsa deri më tani nuk ka asnjë dyshim se cili mund të jetë shkaku i vdekjes, pasi në shqyrtimin e parë nuk i janë gjetur shenja dhune.