E rëndë në Greqi, shqiptarja qëllon me armë burrin përpara vajzës së mitur

E rëndë në Greqi, shqiptarja qëllon me…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një grua ka qëlluar me armë zjarri ish-bashkëshortin e saj në sy të fëmijës së tyre 13-vjec i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën. Autorja me origjinë nga Shqipëria, Klodiana Celo Pavlidou është arrestuar. Ajo e ka pritur viktimën teksa po merrte nga shkolla vajzën e tyre 13-vjeçare.

Viktima, një okulist grek, dyshohet se e ka rritur fëmijën me gruan e tij angleze, pasi ka marrë vetëm kujdestarinë, për shkak të problemeve me të cilat përballej nëna biologjike e fëmijës.

Fqinjët pohojnë se gruaja nga Shqipëria e shqetësonte shpesh, me shumë gjasa, siç kishte thënë viktima, për faktin se nuk e lejonte ta shihte fëmijën për shkak të karakterit të çrregullt.

Kur burri doli nga shtëpia për ta marrë fëmijën nga shkolla, ajo iu afrua dhe pas një debati e qëlloi në bark para fëmijës së tyre 13-vjeçar.

Ish-partnerët ishin përfshirë në një mosmarrëveshje të gjatë ligjore, fillimisht për atësinë e vajzës dhe më pas për kujdestarinë e saj. Vajza jetonte me të atin dhe gruan e tij në Chalandri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit