E rëndë në Itali, nëna vret dy vajzat e mitura, largohet pa lënë gjurmë

E rëndë në Itali, nëna vret dy…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një nënë ka vrarë dy vajzat e saj të mitura, të moshës 11 dhe 3 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në Verona në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte.

Ndër të tjera në mediat raportohet se nëna menjëherë pas krimit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim.

Qendra, e menaxhuar nga Bashkia e Veronës, ndodhet në rrethin Porto San Pancrazio. Hetimet po kryhen nga ekipi i Komisariatit të Policisë në Verona.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë detaj në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit