E rëndë në Kabul, 8 fëmijë vdesin nga uria!

E rëndë në Kabul, 8 fëmijë vdesin…

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Kabul, ku 8 fëmijë kanë humbur jetën për shkak të urisë.

Uria e bukës pllakos në Kabul. Tronditës lajmi se janë fëmijët që po vdesin nga kjo zi.

Një udhëheqës politik etnik Hazara dhe ish-anëtar i Parlamentit të Afganistanit tha se trupat e tetë fëmijëve jetimë, që vdiqën nga uria, u gjetën në pjesën perëndimore të Kabulit.

Në një deklaratë të postuar në Facebook, Mohammad Mohaqiq tha se fëmijët vdiqën rreth tri javë më parë në një lagje në qarkun e 13-të të Kabulit. Ai tha se ata ishin varrosur nga një mullah lokal dhe banorët e lagjes, ku u gjetën trupat e tyre.

Një mullah lokal, Mohammad Ali Bamian dha më shumë detaje lidhur me vdekjen e fëmijëve. Sipas tij, më i madhi ishte tetë vjeç dhe më i vogli ishte një vjeç e gjysmë.

“Ata nuk e kishin askënd. Prindërit e tyre kanë vdekur dhe ata nuk kishin të afërm”, tha Bamiani.

Bamiani tha se ai kishte hyrë në shtëpinë ku u gjetën trupat e fëmijëve.

Ai tha se “ata ishin aq të uritur sa që nuk mund të shtrinin këmbët e tyre”.

Qeveria e udhëhequr nga talibanët ende nuk ka komentuar lidhur me këto vdekje.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se Afganistani do të përballet me krizë të madhe humanitare, përfshirë edhe urinë në masë, nëse ndihmat humanitare nuk dërgohen shpejt.

Agjencitë e OKB-së kanë thënë se teksa afrohet dimri, rreth 18 milionë afganë dëshpërimisht kanë nevojë për ushqim dhe strehim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit