E rëndë në Këlcyrë, vetëvaret 35-vjeçari

E rëndë në Këlcyrë, vetëvaret 35-vjeçari

Një 35-vjeçar nga Këlcyra ka vendosur t’i japë fund jetës në mënyrë tragjike. Shtetasi E.P., është gjendur i vetëvarur në fshatin e tij në Luar. Trupi i pajetë është gjendur nga familjarët e 35-vjeçarit, në afërsi të banesës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:15 të kësaj të shtune. Sipas Policisë, nga kkqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Këlcyrë/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:15, në fshatin Luar, Këlcyrë, është gjetur në afërsi të banesës, nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvarur shtetasi E. P., 35 vjeç.

Nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit