Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në lagjen nr. 15 të qytetit të Korçës, ku një i moshuar ka humbur jetën pasi dyshohet se është vetëhedhur nga pallati ku banonte.
Sipas informacioneve paraprake, 84-vjeçari Abidin Bilbili dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i banesës, duke humbur jetën në vendngjarje.
Policia ka mbërritur në zonë dhe grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sipas të dhënave paraprake, i moshuari jetonte i vetëm dhe mësohet se rreth dy muaj më parë kishte humbur bashkëshorten. Dyshohet se kjo ngjarje mund të ketë ndikuar në gjendjen e tij emocionale, por rrethanat e plota mbeten për t’u sqaruar nga hetimet.
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 15, shtetasi A. B., 84 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banon dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.”