Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Bulgarec të Korçës. Një automjet përplasi një këmbësor, që sipas të dhënave paraprake është një 18-vjeçar. I plagosuri u transportua menjëherë në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, forcat policore mbërritën në vendngjarje për të nisur hetimet.
Policia po punon së bashku me drejtuesin e automjetit për zbardhjen e plotë të rrethanave. Mësohet se gjendja shëndetësore e 18-vjeçarit vazhdon të jetë e rëndë. I riu po mbahet nën kujdesin e mjekëve në spital.