E rëndë në Korçë, një person qëllon me armë 40-vjeçarin e më pas veten

E rëndë në Korçë, një person qëllon…

Të shtëna me armë zjarri u raportuan në qendër të Korçës. Mësohet se Ilia Lluka ka qëlluar me armë zjarri drejt 40 vjeçarit Emiljano Pine banues në Korçë.

Si pasojë e plagëve të marra, 40-vjeçari nuk ka arritur t’i mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Ndërsa theksohet se autori i dyshuar i krimit pasi ka qëlluar me armë zjarri ndaj 40-vjeçarit, dyshohet se ka vrarë veten me armën e krimit.

Pista kryesore për të cilën po heton policia ka të bëjë me një problem pronësie. Ilia Lluka, i cili jetonte në Greqi, ka ardhur në vendin e ngjarjes aty ku Pine ka qenë në lokal duke pirë kafe, të cilit i ka kërkuar për të dalë jashtë dhe në momentin që ka qenë tek porta e lokalit e ka qëlluar 4 herë duke e lënë të plagosur rëndë e me pas ka qëlluar veten duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës armën e krimit dhe gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit