E rëndë në Kosovë/ Fëmija 5 vjeçar vdes brenda shtëpisë

E rëndë në Kosovë/ Fëmija 5 vjeçar…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë ku një fëmijë i moshës pesë vjeçare ka ndërruar jetë. Policia e Kosovës raporton se fëmija ka ndërruar jetë në shtëpi.

Vdekja e tij cilësohet si e dyshimtë sepse ende nuk dihen shkaqet. Trupi i tij është dërguar për një eksperizë mjeko-ligjore. Në orët në vijim pritet të zbulohen shkaqet e vdekjes së të miturit.

Njoftimi i policisë:

Rr.Bedri Pejani, Bresje 21.10.2022 – 05:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar (fëmijë 5 vjeçar) ka ndërruar jetë në shtëpi. Nuk dihet shkaku i vdekjes, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar ë IML për obduksion.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit