E rëndë në Kosovë/ Katër persona përdhunojnë një 17-vjeçare, arrestohen

E rëndë në Kosovë/ Katër persona përdhunojnë…

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër katër personave që dyshohen se në bashkëkryerje kanë dhunuar një 17-vjeçare më 23 shkurt në fshatin Selishtë.

Sipas njoftimit nga Prokuroria, S.I., A.A., S.L. dhe A.S., më 23 shkurt të këtij viti kishin dhunuar të dëmtuarën “në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri A.S., duke shfrytëzuar gjendjen e saj, me premtimin se do ta martojë, kryen marrëdhënie seksuale me të, në shtëpinë e pabanuar të të pandehurit S.L., ku pas kësaj i njëjti iu ka thënë edhe të dëmtuarve A.A. dhe S.L., që të kryejnë marrëdhënie seksuale me të miturën”.

Të pandehurit akuzohen se e kishin marrë të dëmtuarën për ta dërguar në shtëpi dhe pasi janë afruar te shtëpia e saj A.S., S.I. dhe S.L. kishin zbritur nga vetura me ç’rast “përsëri duke shfrytëzuar pozitën e saj kryejnë marrëdhënie seksuale me të”

Të katër të pandehurit akuzohen për veprën penale “dhunimi”. /Boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit