E rëndë në Kosovë, nipi vret xhaxhain për tokën

E rëndë në Kosovë, nipi vret xhaxhain…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kosovë. Bëhet me dije se një person është vrarë këtë paradite në fshatin Kijevë të komunës së Malishevës. Mësohet se vrasja ka ndodhur për shkak të një prone, ku dyshohet se nipi ka vrarë xhaxhain e tij.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e mënjehershëm të autorit ndërsa viktima mësohet se ka humbur jetën në vend.

Sipas të dhënave xhaxhi e nipi konfliktoheshin prej disa kohësh për një copë tokë, por ditën e sotme debati ka degraduar në përplasje fizike. Dhe më pas i riu ka goditur xhaxhain e tij duke i shkaktuar plagë të rënda dhe për pasojë ai humbi jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit