E rëndë në Kukës, i riu i ngul thikën së motrës

E rëndë në Kukës, i riu i…

Një konflikt i ashpër brenda familjes ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta, ku vëllai ka plagosur me thikë motrën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Kukës, ku sipas informacioneve të policisë V. Q., 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës e ka goditur atë thikë, në krah, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Ka qënë ndërhyrja e shpejtë e forcave të rendit që bënë të mundur parandalimin e mëtejshëm të konfliktit, duke arrestuar V. Q., 32 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Policia e Kukësit parandalon një ngjarje të mundshme kriminale brenda familjes.

Vihet në pranga 32-vjeçari që dhunoi dhe goditi me mjet të mprehtë motrën e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas marrjes së informacionit se në lagjen nr. 6, në qytetin e Kukësit, po ndodhte një konflikt i ashpër në familje midis vëllait dhe motrës, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur parandalimin e mëtejshëm të konfliktit, duke arrestuar në flagrancë shtetasin V. Q., 32 vjeç, banues në Kukës.

Burimi: Boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit