Tragjedi në familje në Lushnjë: I riu dyshohet se vrau nënën dhe plagosi babain

Tragjedi në familje në Lushnjë: I riu…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Krutje të Lushnjës mbrëmjen e kësaj të hëne, ku një krim i rëndë në familje ka lënë të vdekur një grua dhe të plagosur bashkëshortin e saj.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se një i ri ka sulmuar prindërit e tij, duke i marrë jetën nënës dhe duke lënë të plagosur babain. Autori i dyshuar, i cili raportohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar menjëherë nga vendngjarja në drejtim të paditur pas krimit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta të Policisë së Shtetit, të cilat janë vënë menjëherë në ndjekje të të riut dhe kanë ngritur pika kontrolli në zonë për kapjen e tij.

Rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor po vijon punën në terren për mbledhjen e provave dhe zbardhjen e plotë të dinamikës së krimit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit