E rëndë në Milot| Shoferi i një automjeti përplas për vdekje drejtuesin e biçikletës

E rëndë në Milot| Shoferi i një…

Një shtetas ende i paidentifikuar ka humbur jetën në aksin rrugor Lezhë-Mamurras. Viktima ishte në afërsi të mbikalimit të Milotit duke pedaluar me biçikletë, deri në momentin që një drejtues automjeti erdhi drejt tij. Shoferi me iniciale A.L. e ka përplasur për vdekje drejtuesin e biçikletës. Viktima ka ndërruar jetë në vend, teksa policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras,  në afërsi të mbikalimit në Milot,  mjeti me drejtues shtetasin A.L., ka aksidentuar një  biçiklist ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit