E rëndë në Mirditë, makina përplas për vdekje 68-vjeçarin

E rëndë në Mirditë, makina përplas për…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Mirditës, ku një 68-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë. Policia thotë se ka ndaluar personin e dyshuar, i cili është 60-vjeçari me Mhill Gega. Viktimë ka mbetur 68-vjeçari Mark Gjeta.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Policia Mirditë/ Informacion paraprak

Rreth orës 13:00 ,në fshatin Bungaj, Mirditë shtetasi M. G., 60 vjeç, ka goditur me automjetin e tij tip “Benz ” shtetasin M.Gj.,68 vjeç, banues në fshatin Bungaj, Mirditë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.Nga shërbimet e Policisë Mirditë është kapur shtetasi M. G., dhe  shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, bashkë me automjetin për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit