E rëndë në Patos, 46-vjeçari vri*et me th*kë

E rëndë në Patos, 46-vjeçari vri*et me…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Patos, ku një 46-vjeçar u qëllua me thikë dhe humbi jetën.

Viktima është Përparim Seati.

 Krimi ndodhi rreth mesditës, në një fshat në Patos, ndërsa autori i dyshuar, 31-vjeçari Alionid Sali, u arrestua disa orë më vonë.

Rreth orës 12:20, në Spitalin Rajonal Fier ka shkuar i plagosur me thikë 46-vjeçari, banues në fshatin Kasnicë, njoftoi policia.

Pas marrjes së njoftimit, u ngrit grupi hetimor i cili zbardhi ngjarjen duke arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar.

Ai është shtetasi Alionid Sali, 31 vjeç, banues në të njëjtin fshat.

Ky i fundit, për motive të dobëta, ka qëlluar me thikë Seatin në fshatin Kasnicë.

Më pas, 31-vjeçari u largua nga vendngjarja me mjetin e tij tip “Benz”.

Por disa orë më pas, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në fshatin Drizarë, Mallakastër.

Ndaj tij, u ngrit akuza për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, por pritet të riklasifikohet në “vrasje”.

Ndërkohë, i plagosuri u transportua në spitalin Rajonal të Fierit, por disa orë më pas, ndërroi jetë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit