E rëndë në Pogradec, bie nga skela 55-vjeçari

E rëndë në Pogradec, bie nga skela…

Një 55-vjeçar ka rënë nga skela teksa ka qenë duke punuar në një banesë në qytetin e Pogradecit. Mësohet se ai ka humbur ekuilibrin gjatë punës. 55-vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë në spital ndërsa policia po heton për zbardhjen dhe shkaqet e këtij aksidenti në punë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.04.2021, rreth orës 10:00, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi F. K., rreth 55 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, duke punuar në një ndërtesë 3-katëshe, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga skela dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili u dërgua në Spital ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit