Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e 26 nëntorit në Prishtinë, ku 47-vjeçari Betim Hashani është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Ngjarja është raportuar rreth orës 09:30, në rrugën “Fehmi Agani” në kryeqytet.
Dyshimet fillestare janë për vetëvrasje, mirëpo rrethanat e vdekjes ende nuk janë konfirmuar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ekspertët e forenzikës, ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Prokurori i Shtetit.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.