E rëndë në Sarandë, gruaja gjendet e vdekur në dhomën e hotelit

E rëndë në Sarandë, gruaja gjendet e…

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Sarandë. Sipas informacioneve paraprake, një grua është gjetur e vdekur në dhomën e një hoteli.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes por mësohet se 69-vjeçarja është gjetur në dhomë, pa shenja jete nga e bija.

Identiteti i viktimës ende nuk bëhet me dije por mësohet se policia e ka identifikuar atë me inicialet L.P.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së gruas 69-vjeçare.

Dyshohet se L.P., ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale, por ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ekspertiza për rastin në fjalë./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit