E rëndë në Shëngjin, punëtori 28-vjeç bie nga nga lartësia e pallatit në ndërtim, humb jetën

E rëndë në Shëngjin, punëtori 28-vjeç bie…

Një 28 vjeçar i cili punonte si punëtor ndërtimi ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të enjteje pasi u rrëzua nga lartësia e një pallati që po ndërtohej në Shëngjin.

I riu Emiliano Frroku, nuk arriti tu mbijetonte plagëve të marra dhe për pasojë ndërroi jetë në spital.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

Ky nuk është rasti i parë që punëtorët në Shqipëri humbin jetën në vendin e punës. Mungesa kushteve të sigurisë është bërë shpesh herë shkak për humbje jete të mijëra punëtorëve, ndërsa shteti nuk merr asnje masë për të ushtruar kontrollet e duhura. Edhe sa jetë punëtorësh duhet të ikin akoma? Kur do ketë një reagim serioz dhe kush mban përgjegjësi për vdekjen e punëtorëve të thjeshtë, që punojnë në mes të diellit e shiut për bukën e gojës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit