E rëndë në Skrapar, makina godet të miturin pranë shkollës

E rëndë në Skrapar, makina godet të…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një shkollë në Çorovodë. Një makinë ka goditur një fëmijë. Drejtuesi i mjetit Anuel Bregu, 44 vjeç, përpara shkollës Zylyftar Veleshnja, ka goditur nxënësin Denis Gazmir Dyrmishi, 8-vjeç.

Si pasojë e këtij aksidenti i mituri ka thyer njerën këmbë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Një aksident ka ndodhur në oborrin e një shkolle 9-vjeçare në Çorovodë ku është goditur një fëmijë.

Mjeti me targa AA579OD me drejtues Anuel Bregu, 44 vjeç, përpara shkollës Zylyftar Veleshnja, ka goditur nxënësin Denis Gazmir Dyrmishi, 8-vjeç, dhe si pasojë e këtij aksidenti i mituri ka thyer njerën këmbë.Ndërkohë i mituri është nisur në spitalin rajonal të Beratit dhe sipas mjekëve të repartit të kirurgjisë ndodhet jasht rrezikut për jetën.Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit