E rëndë në Tepelenë/ Burri godet gruan me thikë e më pas veten

E rëndë në Tepelenë/ Burri godet gruan…

Një krim në familje është shënuar në Tepelenë ditën e sotme. Mësohet se një 42-vjeçar ka qëlluar me thikë bashkëshorten dhe më pas ka goditur edhe veten.  Të dy janë plagosur rëndë dhe janë dërguar menjëherë në spital. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Selam Musai” dhe ende nuk dihen shkaqet.

Policia njoftoi se rreth orës 09:40, në lagjen “Selam Musai”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në banesë L.N., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij F N., 40 vjeçe, dhe më pas është vetëdëmtuar me mjet prerës”, njofton policia

Të dy këta shtetas janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa mësohet se gruaja ka marrë plag të rënda.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit