E rëndë në Tiranë/ 43-vjeçari vret nusen e vëllait dhe më pas veten

E rëndë në Tiranë/ 43-vjeçari vret nusen…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkozë, Tiranë. 

Policia njofton se rreth orës 04:00 të mëngjesit shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë në banesë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit