E rëndë në Tiranë! Babai plagos me thikë të birin, vihet në pranga

E rëndë në Tiranë! Babai plagos me…

Një 63-vjeçar është vënë në pranga pasi ka plagosur me thikë djalin e tij. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, pas një konflikti mes 63-vjeçarit dhe djalit të tij. I arrestuari me inicialet G.V., rezulton të jetë dënuar edhe më herët për vjedhje.

Nga ana tjetër, mësohet se i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë: G. V., 63 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” pasi ditën e djeshme gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) djalin e tij shtetasin G. V., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit