E rëndë në Tiranë! Gjendet një person i pajetë në rrugë

E rëndë në Tiranë! Gjendet një person…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryqytet. Konkretisht mëngjesin e sotëm, në Kombinat është gjetur i pajetë një 53-vjeçar. Ky i fundit është pikasur nga kalimtarët të cilët e kanë parë të shtrirë në rrugë pa shenja jete. Dyshohet se i ndjeri ka vdekur për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë për rastin:

Me datë 22.11.2021, rreth orës 06:30, në Kombinat, në trotuar është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi P. G., 53 vjeç.

Paraprakisht dyshohet vdekje natyrale.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit