E rëndë në Tiranë/ Gruaja sulmon me thikë burrin

E rëndë në Tiranë/ Gruaja sulmon me…

Një 25-vjeçar ka përfunduar në spital, pasi është sulmuar me thikë nga bashkëshortja e tij. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:50 dhe shkak dyshohet se është bërë një konflikt i çastit. 

Më datë 12.05.2023, rreth orës 20:50, në Paskuqan, shtetasja R. A., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës bashkëshortin e saj, shtetasin A. Sh., 25 vjeç.

Si pasojë 25-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit