E rëndë në Vjosë! Mbytet një 30-vjeçar baba i një vajze, shokët menduan se po... tallej

E rëndë në Vjosë! Mbytet një 30-vjeçar…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ujërat e Vjosës.

Raportohet se një 30-vjeçar, i quajtur Armando Begaj, me origjinë nga fshati Gorishovë e njësisë administrative Cakran, ka mbetur i mbytur.

Ai kishte shkuar për tu larë në Vjosë, që kalon pranë fshatit Selishtë.

Aty ka qenë bashkë me dy shokë të tij. Në momentin që ka kërkuar ndihmë, miqtë e tij kishin menduar se po tallej.

Kur panë se rrjedha e lumit po e merrte 30-vjeçarin, kanë kërkuar ndihmë, dhe e patën të pamundur ta shpëtojnë.

Pritet mbërritja e polumbarëve për të gjetur trupin e 30-vjeçarit.

Mësohet se 30-vjeçari ishte i martuar, dhe baba i një vajze të vogël.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:40, në fshatin Selishtë, duke u larë në lumin Vjosë, është mbytur shtetasi A.B., 30 vjeç, banues në Gorishovë. Policia dhe polumbarët po punojnë për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit