E rëndë në Vlorë, i riu plagos burrin e motrës. Arma ishte e babait punonjës në Polici

E rëndë në Vlorë, i riu plagos…

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Vlorës në lagjen Partizani.

Një person ka plagosur me armë zjarri burrin e motrës, 20-vjeçarin e identifikuar si Xhuliano Muça. Arma ka qënë e babait të autorit ( punonjës paraburgimit të Vlorës).

Autori dhe babai tij janë shoqëruar në komisariat. I plagosuri në spitalin rajonal të Vlorës ku ndodhet duke marrë trajtim mjekësor.

Njoftimi i Policise; Paraditen e sotme, në spitalin rajonal Vlorë, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Xh. M., 25 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri, si pasojë e një konflikti të çastit.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e dy personave të dyshuar për këtë ngjarje. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit