E rëndë në Vlorë/ Tritol në makinë motrës së 'Çipurit'

E rëndë në Vlorë/ Tritol në makinë…

Një ngjarje e rëndë që mund të kishte përfunduar në një tragjedi, ka ndodhur në Vlorë këtë të martë.

Makinës së motrës së Armando Sulejmanit ose siç njihet ndryshe me nofkën “Çipuri”  dyshohet t’i jetë vënë lëndë plasëse. Mjeti ndodhej i parkuar në një rrugicë në dalje të Vlorës.

Ngjarja e sotme është seri e ngjarjeve të njëpasnjëshme të rivalitetit mes grupeve kriminale në Vlorë. Momentalisht policia vijon të jetë në vendngjarje duke kryer verifikime dhe çaktivizuar lëndën plasëse, pas alarmit të sinjalit të ardhur në komisariat.

Armando Sulejmani, ose siç njihet ndryshe në Vlorë me nofkën “Çipuri”, i cili i ka shpëtuar dy herë atentateve mafioze, është dënuar me dy vite burgim nga gjykata e Vlorës. Vendimi për Sulejmanin, është dhënë në muajin nëntor 2019, pasi gjykata e ka gjetur fajtor dhe dënuar me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”. Sulejmani në 17 shkurt 2019 i shpëtoi një atentati me 78 plumba, por më pas u arrestua pasi me vete mbante një pistoletë me mulli prodhim Amerikan. Ai ka pak kohë që ka dalë nga burgu, pas dënimit me dy vite.

Motra e Armando Sulejmanit rezulton të jetë me mbiemrin Elmazi dhe është nëna e Daut Elmazit, i cili është i arrestuar dhe liruar nga prokuroria e Vlorës për atentatin kundër Inez Hajrullah.

Pati dyshime të forta se atentati ndaj Inez Hajrullah është kryer në shenjë hakmarrje për sulmin me armë të datës 17 shkurt 2019, ku dy personat Arjan Hasanaj dhe Resti Rexho mbetën të vrarë ndërsa Armando Sulejmani i plagosur lehtë.

/Gazeta Atdheu/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit