E rëndë/ Polici filmohet teksa dhunon brutalisht 18-vjeçarin shqiptar!

E rëndë/ Polici filmohet teksa dhunon brutalisht…

Një efektiv policie në Kosovë, është arrestuar pas publikimit të një videoje në mendiat kosovare, ndërkohë që dhunonte një 18-vjeçar.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për Haris Kelmendin, pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2018, vepër kjo për të cilën është bërë publike vetëm kohët e fundit.

Mediat kosovare shkruajnë se 18-vjeçari ishte ndaluar nga Policia për kundërvajtje në trafik. Më pas u keqtrajtua nga Haris Kelmendi në stacionin policor nën prezencën e kolegëve të tij.

Pas torturës që përjetoi viktima, iu drejtua IPK-së, duke provuar që ta bindë këtë institucion që  zyrtari policor të ndiqet penalisht. Kërkesa e tij u refuzua për mungesë provash.

Dy vjet më pas kjo ngjarje u vërtetua vetë nga telefoni i policit, i cili e kishte shpërndarë këtë video tek kolegët e tij.

Kelmendi e kishte dërguar videon edhe tek një person që policia ia kishte sekuestruar telefonin në kuadër të një operacioni.

Më skandaloze është edhe fakti që polici e kishte shpërndarë videon e keqtrajtimit edhe te dhjetëra zyrtarë policie, por asnjëri nuk ka reaguar.

Viktima u bë objekt talljeje për efektivët e policisë. Pamjet janë siguruar nga gazeta kosovare Sinjali.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit