E rëndë/ Rrufeja vret trajnerin në një ndeshje futbolli në Bullgari, tre lojtarë mbetën të plagosur

E rëndë/ Rrufeja vret trajnerin në një…

Një tragjedi e madhe ndodhi në Bullgari, teksa rrufeja vrau trajnerin e një skuadre futbolli në Lesichovo.

Ditën e djeshme po luhej ndeshja miqësore midis skuadrave amatore bullgare Lesichovo dhe Chernogorova, teksa papritur rrufeja goditi stolin e ekipit vizitues.

Trajneri, Ivan Ranchev (41) vdiq në vend, ndërsa tre lojtarë u plagosën lehtë.

Ndeshja nisi në orën 18:30 dhe një stuhi shpërtheu menjëherë pas fillimit. Arbitri vendosi të ndërpresë lojën, por para vërshëllimës së tij, rrufeja goditi stolin e skuadrës mike dhe lojtarët dhe trajneri ranë në tokë.

Lojtarët u ngritën, por Ranchev mbeti i shtrirë. U bënë përpjekje për t’i dhënë atij ndihmë mjekësore, por mjekët nuk ishin në gjendje ta sillnin në jetë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit