E RËNDË/ Shqiptari digjet brenda makinës së tij

E RËNDË/ Shqiptari digjet brenda makinës së…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme pranë Vermicës në fshatin Vlashnjë të Prizrenit, ku një shqiptar është djegur brenda makinës së tij. 

Sipas asaj që raportojnë mediat kosovare, personi i djegur në makinë është mashkull rreth të 30-tave.

Ndërkohë zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Vesel Gashi, ka deklaruar se rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.

“Bëhet fjalë për një veturë të djegur, Policia së bashku me Prokurorin e Shtetit është në vendin e ngjarjes dhe është duke u hetuar një rast si vdekje e dyshimtë. Për më shumë në lidhje me rastin do të njoftoheni me kohë”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Prizrenit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit