E RENDE/ Shqiptarja vritet nga partneri në Greqi, trupin e fshehu në pyll

E RENDE/ Shqiptarja vritet nga partneri në…

Një 41-vjeçare shqiptare është vrarë nga bashkëshorti i saj në Greqi. Bëhet fjalë për shtetasen Xhorxhia Murati e cila sipas mediave lokale, është gjetur pa shenja jete në një pyll në Greqi.

Ajo ishte nënë e një vajze 13-vjeçare dhe ishte në muajin e parë të shtatzanisë, teksa rezultonte e zhdukur që prej muajit dhjetor. Bashkëjetuesi i saj i ri 39-vjeç, i cili është dhe i dyshuari kryesor i vrasjes së shqiptares, kishte bërë thirrje në disa emisione televizive duke kërkuar nga qytetarët që të dërgonin informacion për vendndodhjen e Xhorxhias.

Dyshimet lindën në momentin kur autoritetet greke ushtruan kontroll në banesën e çiftit, dhe partneri humbi durimin nga frika. Nga kontrolli i banesës, hetuesit gjetën një sërë gjurmësh që i përkasin shqiptares, partnerit të saj dhe një personi të tretë. Ky i fundit u identifikua lehtë, pasi ishte një person me rekorde kriminale dhe gjurmët e tij të gishtave sollën zbulimin e identitetit.

Teksa u mor në pyetje nga autoritetet në Selanik, ai ka treguar se Xhorxhia u vra nga partneri i saj dhe miku i tij, teksa roli që ky kishte ishte vetëm transporti i trupit për në pyll. Ishte ky person që i tregoi autoriteteve vendin se ku ishte fshehur trupi pas krimit. Nga kqyrja paraprake, rezultoi se shqiptarja ishte futur në një valixhe dhe në trupin e saj kishte shenja të shkaktuara me mjete prerëse.

Për të fshehur ngjarjen, partneri i 41-vjeçares kishte marrë telefonin e saj, dhe kishte krijuar një bisedë të rreme me veten e tij. Sipas të njëjtave burime, në mesazhe flitej për një shumë prej 5 000 eurosh që kishte marrë shqiptarja. Kjo gjë u zbulua nga sinjali i telefonave që në momentin e bisedës kanë qenë pranë njëri-tjetrit, por u hodh poshtë nga gjendja e dobët ekonomike që kishin.

Dyshimet kryesore të ngjarjes janë se partneri grek, nuk e donte fëmijën që shqiptarja kishte në bark dhe për këtë kishin konflikte të vazhdueshme. Ai ishte denoncuar 5 herë në të kaluarën nga motra e tij, e cila e akuzonte se e kishte rrahur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit