E rëndë te “Kthesa e Yzberishtit”, mjeti përplas të miturin

E rëndë te “Kthesa e Yzberishtit”, mjeti…

Një ngjarje tragjike është regjistruar në kryqytet pranë kthesës së Yzberishtit, ku një makinë ka përplasur një të mitur 13-vjeçar. Drejtuesi i mjetit është identifikuar si shtetasi me iniciale E. Ç.,. Burime nga policia bëjnë me dije se i mituri që është aksidentuar është jashtë rrezikut për jetën.

Policia:

Me datë 13.11.2021, në orën 12:10, në vendin e quajtur “Kthesa e Yzberishtit”, mjeti me drejtues shtetasin E. Ç., ka aksidentuar një shtetas të mitur 13-vjeçar, i cili për pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit